Kopertina e librit Matematika 12

Zgjidhja e ushtrimit 5

Zgjidhja e ushtrimit 5 të mësimit 7.1A në librin Matematika 12 nga shtëpia botuese Pegi me autorë Brian Jefferson, David Bowles, Eddie Mullan, Garry Wiseman, John Rayneau, Katie Wood, Mike Heylings, Paul Williams dhe Rob Wagner.

Pyetja

Një shkollë me 1000 nxënës ka një klub të ri veprimtarish jashtëshkollore. Duam të dimë sa pëlqehet ai nga nxënësit e shkollës. Shkolla ka tri cikle me 150 nxënës secili dhe dy cikle me 275 nxënës secili. Për përzgjedhjen e një kampioni prej 40 nxënësish, u menduan tri teknika kampionimi.

Emërtoni secilën prej teknikave të dhëna më poshtë.

  1. 40 nxënës përzgjidhen në mënyrë rastësore nga një listë e të gjithë nxënësve, duke përdorur numra të rastësishëm nga 1 në 1000.
  2. Të gjithë nxënësit u renditën sipas viteve dhe klasave dhe secilit prej tyre iu bashkëngjit një numër rendor. Një nga 25 nxënësit e parë u përzgjodh rastësisht dhe më pas u përzgjodh çdo nxënës i 25-të, duke nisur numërimin nga nxënësi i parë i përzgjedhur, derisa u plotësua kampioni prej 40 nxënësish.
  3. Të gjithë nxënësit u renditën sipas viteve dhe klasave. Secilit prej tyre iu bashkëngjit një numër rendor. Nga tri ciklet shkollore më të vogla, u përzgjodhën nga 6 nxënës, ndërsa nga dy ciklet shkollore më të mëdha, u përzgjodhën nga 11 nxënës.