Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 7

Zgjidhja e ushtrimit 7 të mësimit Kontrolli i kapitullit 7 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Zinku vepron me tretësirën ujore të jodit sipas reaksionit:

Znng+I2(uj)ZnI2(uj)\text{Zn}_{ng} + \text{I}_{2(uj)} \rarr \text{Zn}\text{I}_{2(uj)}

Shpejtësia e reaksionit mund të ndiqet duke matur masën e zinkut në intervale të rregullta, derisa tretësira ujore e jodit të harxhohet (zinku nxirret dhe peshohet sipas intervaleve).

  1. Çfarë do të ndodhë me masën e zinkut ndërkohë që reaksioni vazhdon?
  2. Cili nga reaktantët është me tepricë? Shpjegoni pse.
  3. Përse shpejtësia e reaksionit ngadalësohet me kalimin e kohës?
  4. Vizatoni një grafik që tregon masën e zinkut në boshtin YY, dhe kohën në boshtin XX.
  5. Si do të ndryshojë shpejtësia e reaksionit, nëse rritim me 10°C10\degree\text{C} temperaturën e tretësirës ujore të jodit?
  6. Argumentoni përgjigjen tuaj në pikën e, duke përdorur teorinë e goditjeve ndërmjet grimcave.