Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 2

Zgjidhja e ushtrimit 2 të mësimit Kontrolli i kapitullit 6 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Për të tretur dy përbërje u përdor ujë në temperaturën 25°C25\degree\text{C}. Temperatura e secilës tretësirë u mat menjëherë pas tretjes.

  1. Bëni një listë të mjeteve që duhen për këtë eksperiment.
  2. Njehsoni ndryshimin e temperaturës në tretjen e çdo përbërjeje.
  3. i) Në cilin rast procesi i tretjes është ekzotermik?; ii) Si dolët në këtë përfundim?; iii) Shpjegoni si ndryshoi energjia e joneve të kësaj përbërjeje në tretësirë, krahasuar me atë të joneve në përbërjen e ngurtë?
  4. Për secilin rast vlerësoni temperaturën e tretësirës, nëse: i) sasia e ujit përgjysmohet, por përdoret e njëjta masë e përbërjes; ii) masa e përbërjes përgjysmohet, por vëllimi i ujit nuk ndryshon; iii) edhe masa e përbërjes, edhe vëllimi i ujit përgjysmohen.