Kopertina e librit Matematika 10-11: Pjesa e Dytë

Zgjidhja e ushtrimit 3

Zgjidhja e ushtrimit 3 të mësimit 10.1 - Ngjarjet e kombinuara në librin Matematika 10-11: Pjesa e Dytë nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë Jack Barraclough, Christ Baston, Ian Bettison, Sharon Bolger, Ian Boote, Judith Chadwick, Ian Jacques, Catherine Murphy, Su Nicholson, Naomi Norman, Diane Oliver, Katherine Pate, Jenny Roach, Peter Sherran dhe Robert Ward-Penny.

Pyetja

Në shkollën Teknologjike çdo klasë zgjedh 2 nxënës si përfaqësues në Senatin e shkollës. Ani, Beti, Shpëtimi, Deni dhe Eli duan të përfaqësojnë klasën e 11-të.

  1. Sa janë kombinimet e mundshme me dy nxënës në këtë rast?
  2. Sa është probabiliteti që Ani do të jetë përfaqësuese e klasës 11 në Senat?
  3. Sa është probabiliteti që Eli do të përfaqësojë klasën e 11?
  4. Sa është probabiliteti që Shpëtimi dhe Deni do të përfaqësojnë klasën e 11?