Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 11

Zgjidhja e ushtrimit 11 të mësimit Vlerësim 3 në librin Matematika 10 - 11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.

Pyetja

Klepsidra, ose ora e ujit, u shpik në shekullin e 14 p.e.r. Ora kishte formën e paraqitur në figurë dhe në kulm kishte një vrimë. Uji rrjedh ngadalë nga vrima dhe koha matet sipas nivelit të ujit të mbetur në enë.

Ora prej uji është mbushur në mesnatë dhe uji rrjedh prej saj me shpejtësi prej 3 ml/min. Gjeni:

  1. vëllimin e të gjithë konit, të rrumbullakosur në milimetrin kubik më të afërt
  2. kohën që duhet për zbrazjen e të gjithë enës, të rrumbullakosur në minutën më të afërt
  3. rrezen e sipërfaqes së ujit, kur lartësia e tij është 15 cm
  4. vëllimin e ujit, kur lartësia e tij është 15 cm
  5. vëllimin e ujit që ka rrjedhur derisa ai arrin lartësinë 15 cm
  6. orën kur uji është në lartësinë 15 cm
  7. Në anë të klepsidrës ishin shënuar disa ndarje me largesë të njëjtë, të cilat kishin për qëllim të tregonin orët. Shpjegoni pse kjo mënyrë nuk është e saktë dhe sugjeroni një formë më të përshtatshme për t'u përdorur si klepsidër.