Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 8

Zgjidhja e ushtrimit 8 të mësimit Vlerësim 10 në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.

Pyetja

  1. Në një udhëtim me autobus, bileta për një të rritur është aa lekë, kurse bileta për një fëmijë është cc lekë. Biletat për 2 të rritur dhe 3 fëmijë kushtojnë 480 lekë; biletat për 3 të rritur dhe 5 fëmijë kushtojnë 760 lekë. Sa kushton: i) një biletë për të rritur?; ii) një biletë për fëmijë?
  2. Një patë magjike bën vezë kafe dhe të arta. 5 vezë kafe dhe 2 vezë të arta së bashku kanë masën 200 g, ndërsa 8 vezë kafe dhe 3 të arta së bashku kanë masën 310 g. Gjeni masën e një veze të artë.
  3. 5 pako karamelesh "Smile" dhe 3 pako karamelesh "Hello" kushtojnë 1410 lekë. 3 pako "Smile" dhe 1 pako "Hello" kushtojnë 670 lekë. Gjeni koston e secilës pako karamelesh.
  4. Një DVD kushton dd lekë dhe një CD kushton cc lekë. 3 DVD dhe 2 CD kushtojnë 460 lekë. 1 DVD dhe 3 CD kushtojnë 270 lekë. Sa kushton: i) një CD?; ii) një DVD?
  5. Sokoli mund të blejë 2 dele dhe 6 viça, ose 10 dele dhe 2 viça për 40000 lekë. Cili është çmimi: i) i një deleje?; ii) i një viçi?
  6. Ermiri do të shkojë për peshkim dhe i nevojiten karrema. Ai blen 5 larva dhe 6 krimba për 280 lekë ose 6 larva dhe 12 krimba për 480 lekë. Cili është çmimi: i) i një larve?; ii) i një krimi?