Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 8

Zgjidhja e ushtrimit 8 të mësimit Vlerësim 1 në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.

Pyetja

Një testim ka 10 pyetje. Për një përgjigje të saktë, merr 3 pikë. Për një përgjigje të gabuar, të zbriten 2 pikë. Për çdo pyetje të cilës nuk i përgjigjesh, të zbritet 1 pikë. Me këto kritere, ka mundësi që të kesh rezultat negativ pikësh.

  1. Jepni numrin maksimal dhe minimal të pikëve që mund të marrë një nxënës.
  2. Edi iu përgjigjet 8 pyetjeve të testimit. Pesë nga këto përgjigje janë të sakta. Sa pikë ka marrë Edi në testim?
  3. Përshkruani tri mënyra të ndryshme për të marrë -10 pikë.