Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 5

Zgjidhja e ushtrimit 5 të mësimit 8.1Z në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.

Pyetja

Një çantë e kuqe ka 5 sfera të bardha dhe 10 të zeza. Një çantë blu ka 5 sfera të bardha dhe 5 të zeza. Të gjitha sferat janë të njëllojta, me përjashtim të ngjyrës së tyre.

  1. Ana merr rastësisht një sferë nga çanta e kuqe dhe e shënon ngjyrën e saj përpara se ta kthejë në çantë. Në qoftë se Ana e përsërit këtë 30 herë, gjeni sa herë do të nxjerrë ajo një sferë të bardhë?
  2. Në qoftë se kryen të njëjtat prova edhe me çantën blu, a mundet të presë ajo që ta nxjerrë sferën e bardhë më shpesh, më rrallë apo njësoj?