Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 2

Zgjidhja e ushtrimit 2 të mësimit 1.2Z në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.

Pyetja

Roberti është me pushime në Itali dhe mendon të blejë një biçikletë. Ai mund të shpenzojë 280 euro. Shkon në një dyqan me pajisje sportive dhe shikon pesë modele biçikletash, çmimet e të cilave jepen më poshtë.

  • Modeli A: 129,99 euro
  • Modeli B: 159,99 euro
  • Modeli C: 225 euro
  • Modeli D: 255,50 euro
  • Modeli E: 359 euro

Sa euro i mbeten Robertit, nëse ai do të blejë një biçikletë:

  1. të modelit A?
  2. të modelit B?
  3. të modelit C?
  4. të modelit D?
  5. Sa euro të tjera i nevojiten Robertit në mënyrë që ai të blejë biçikletën e modelit E?