Kopertina e librit Kimia 10-11: Pjesa II

Zgjidhja e ushtrimit 5

Zgjidhja e ushtrimit 5 të mësimit Kontrolli i kapitullit 1 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.

Pyetja

Klori i gaztë gurgullohet në një tretësirë që përmban bromur natriumi. Barazimi për këtë reaksion është: Cl2(g)\text{Cl}_{2\text{(g)}} ++ 2NaBr(uj)\text{2NaBr}_{\text{(uj)}} \rarr Br2(uj)\text{Br}_{2\text{(uj)}} ++ 2NaCl(uj)\text{2NaCl}_{\text{(uj)}}

  1. Klori zëvëndëson bromin në formulën kimike të përbërjes NaBr\text{NaBr}. Si quhet ky lloj reaksioni?
  2. Zakonisht, përbërjet e metaleve të grupit I A formojnë tretësira ujore pa ngjyrë. Çfarë do të vëmë re ndërkohë që reaksioni i mësipërm vazhdon?
  3. i) Shkruani gjysëmbarazimin e reaksionit për klorin.; ii) Çfarë ndodh me klorin në këtë reaksion? Oksidohet apo reduktohet? Shpjegoni.
  4. Shkruani gjysëmbarazimin e reaksionit për jonin bromur.
  5. Elementet aktive kanë prirje për të formuar jone. Cili është më aktiv: klori apo bromi? Pse mendoni kështu?
  6. i) Cili jon halogjen mund të përdoret për të kthyer bromin në jon bromur?; ii) Shkruani barazimin jonik për këtë reaksion.