Kopertina e librit Fizika 12 (me zgjedhje)

Zgjidhja e ushtrimit 3

Zgjidhja e ushtrimit 3 të mësimit Pyetje mbi Kapitullin 17 në librin Fizika 12 (me zgjedhje) nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang, Graham Jones, Gurinder Chadha dhe Richard Woodside.

Pyetja

Tensioni i rrjetit me vlerë efektive 220 V lidhet me parësorin e një transformatori i cili ka 1200 mbështjella. Tensioni efektiv në dalje (dytësor) është 6.0 V.

  1. Llogaritni numrin e mbështjellave në dytësor.
  2. Dytësori lidhet me një rezistencë 6.0 Ω\Omega. Llogaritni: i) fuqinë mesatare të shpenzuar në rezistencë. ii) intensitetin maksimal të rrymës në parësor.