Kopertina e librit Fizika 12 (me zgjedhje)

Zgjidhja e ushtrimit 7

Zgjidhja e ushtrimit 7 të mësimit Pyetje mbi Kapitullin 16 në librin Fizika 12 (me zgjedhje) nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang, Graham Jones, Gurinder Chadha dhe Richard Woodside.

Pyetja

Figura 16.30 paraqet një bobinë katrore që po hyn në një zonë me fushë magnetike të njëtrajtshme me induksion 0.30 T. Fusha magnetike është pingule me planin e bobinës. Bobina ka 150 mbështjella dhe brinjë me gjatësi 2.0 cm. Ajo zhvendoset me shpejtësi konstante 0.50 ms1^{-1}.

  1. i) Llogaritni kohën që i duhet bobinës për të hyrë plotësisht në fushën magnetike. ii) Përcaktoni fluksin magnetik në bobinë, kur ajo ka hyrë plotësisht në fushë.
  2. Shpjegoni pse, gjatë kohës që bobina po hyn në fushë, forca elektromotore e induktuar mbetet konstante.
  3. Nga përgjigja e pikës a, llogaritni f.e.m. të induktuar në bobinë.
  4. Sa është f.e.m. e induktuar në bobinë, kur ajo ndodhet plotësisht brënda fushës magnetike? Shpjegoni pse.
  5. Skiconi grafikun e varësisë së f.e.m. të induktuar nga koha, duke filluar nga çasti kur bobina fillon të hyjë në fushë. Boshti i kohës duhet të mbulojë kohën nga 0 në 0.08 s.