Kopertina e librit Fizika 12 (me zgjedhje)

Zgjidhja e ushtrimit 10

Zgjidhja e ushtrimit 10 të mësimit Pyetje mbi Kapitullin 16 në librin Fizika 12 (me zgjedhje) nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang, Graham Jones, Gurinder Chadha dhe Richard Woodside.

Pyetja

Në një bosht horizontal është montuar një rrotë biçiklete. Rrota ndodhet në një zonë me fushë magnetike të njëtrajtshme me induksion 5.0 mT. (figura 16.33). Mbi perimetrin metalik të rrotës dhe mbi bosht janë vendosur kontakte rrëshqitëse.

a)

  1. Shpjegoni pse, kur rrotullohet rrota, induktohet një forcë elektromotore.
  2. Shpjegoni dy mënyra për të rritur këtë f.e.m.

b) Rrota kryen pesë rrotullime në sekondë dhe e ka rrezen 15 cm. Llogaritni:

  1. sipërfaqen e përshkuar nga telat në një sekondë.
  2. forcën elektromotore ndërmjet kontakteve.