Kopertina e librit Fizika 12 (me zgjedhje)

Zgjidhja e ushtrimit 11

Zgjidhja e ushtrimit 11 të mësimit Pyetje mbi Kapitullin 15 në librin Fizika 12 (me zgjedhje) nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang, Graham Jones, Gurinder Chadha dhe Richard Woodside.

Pyetja

Figura 15.24 paraqet një mënyrë për t'i devijuar protonet nga burimi tek detektori, me ndihmën e fushës magnetike. Fusha magnetike ekziston vetëm brënda zonës së hijëzuar. Trajektorja e protoneve shtrihet në planin e fletës.

a)

  1. Skiconi trajektoren e protonit nga burimi tek detektori. Në dy pika të trajektores vizatoni shigjetat që paraqesin forcën e Lorencit që vepron mbi protonin.
  2. Cili është kahu i fushës magnetike?

b) Shpejtësia e protonit kur hyn në fushë është 4.0×1064.0\times10^6 ms1^{-1}. Induksioni i fushës magnetike është 0.25 T. Llogaritni:

  1. forcën e Lorencit që vepron mbi protonin.
  2. rrezen e trajektores së protonit në fushë.

c) Fushës magnetike i bëhen dy ndryshime që lejojnë që një elektron me shpejtësi sa ajo e protonit të devijohet sipas së njëjtës trajektore. Cilat janë dy ndryshimet që i bëhen fushës?