Kopertina e librit Fizika 10-11: Pjesa e Parë

Zgjidhja e ushtrimit 12

Zgjidhja e ushtrimit 12 të mësimit Pyetje për Kapitullin 8 në librin Fizika 10-11: Pjesa e Parë nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang.

Pyetja

Një kopsht në miniaturë që përdoret për zbukurim konsiston në një pellg të vogël, i cili përmban një sistem pompe që e ngjit ujin në një tub. Më pas uji zbret përgjatë një pirgu gurësh. Diagrami paraqet një prerje tërthore të këtij kopshti.

Dendësia e ujit është 1000 kg/m3, 1l = 0.001 m3.

  1. Llogaritni masën e një litri ujë.
  2. Llogaritni punën që kryhet kur 1 litër ujë ngjitet në lartësinë 0.8 m.
  3. Pompa ngjit 90 litra ujë në minutë. Llogaritni fuqinë minimale të pompës.
  4. Pompa fiket. Sa është shtypja e ujit në fund të tubit 0.8 metërsh (për shkak të peshës së ujit në tub) menjëherë pas fikjes së pompës?