Kopertina e librit Fizika 10-11: Pjesa e Parë

Zgjidhja e ushtrimit 15

Zgjidhja e ushtrimit 15 të mësimit Pyetje për Kapitullin 5 në librin Fizika 10-11: Pjesa e Parë nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang.

Pyetja

Një sustë e pashformuar me gjatësi 50.0mm varet në një mbajtëse, si në figurë. Në sustë varen ngarkesa të ndryshme dhe çdo herë matet zgjatja.

  1. Kopjoni diagramin dhe shënoni qartë në të zgjatjen e shkaktuar nga ngarkesa.
  2. Zgjatjet për ngarkesa të ndryshme jepen në tabelë. i) Kopjoni boshtet si këtu më poshtë në letër milimetrike. Ndërtoni grafikun me vlerat e tabelës, duke shënuar pikat dhe hiqni drejtëzën më të mirë nëpër këto pika. ii) Kopjoni dhe plotësoni fjalinë e mëposhtme, duke vendosur fjalën e përshtatshme: Brenda kufijve të saktësisë së eksperimentit, ngarkesa dhe zgjatja e sustës janë ... me njëra-tjetrën. iii) Në sustë varet një ngarkesë prej 2.5NN. 1) Çfarë përfaqëson germa NN? 2) Me anë të grafikut vlerësoni gjatësinë e plotë të sustës (në mm) kur në të varen 2.5NN.