Kopertina e librit Fizika 10-11: Pjesa e Parë

Zgjidhja e ushtrimit 9

Zgjidhja e ushtrimit 9 të mësimit Pyetje për Kapitullin 4 në librin Fizika 10-11: Pjesa e Parë nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang.

Pyetja

a) Kopjoni dhe plotësoni pohimin që vijon: Momenti i një force lidhur me një pikë është ... shumëzim ... .

b) Figura paraqet një shufër të njëtrajtshme prej hekuri BB me peshë 30N30N dhe gjatësi 1.40m. Shufra përdoret për të ngritur skajin e një blloku prej betoni SS. Si pikë mbështetjeje shërben një gur, i ndodhur 0.20m nga skaji i BB. Në skajin tjetër të shufrës BB ushtrohet një forcë FF që mjafton për të ngritur bllokun SS dhe për ta mbajtur atë si në figurë.

  1. Kopjoni diagramin dhe vizatoni shigjetën që përfaqëson peshën e shufrës BB që vepron në qendrën e masës të saj.
  2. Gjeni largësinë dd të qendrës së masës së shufrës BB nga pika e mbështetjes.
  3. Llogaritni momentin total në kahun orar të forcave që veprojnë mbi BB lidhur me pikën e mbështetjes.
  4. Llogaritni forcën vertikale që ushtron blloku SS në skajin e shufrës BB.
  5. Thoni se çfarë mund të ndryshohet në këtë situatë, për të reduktuar forcën që nevojitet për të ngritur bllokun.