Pesë gjuhët e programimit që do zhduken 10 vitet e ardhshme

Në këtë artikull do shohim se cilat janë pesë gjuhët e programimit që mund të zhduken fare në dekadën e ardhshme.

Teksa koha kalon dhe programuesit gjejnë mënyra të reja të shprehin aftësitë e tyre, shumë gjuhë të reja programimi lindin nga hiçi, dhe vetëm disa prej tyre zënë vend mirë në komunitetin e programuesve. Por nga ana tjetër e medaljes qëndrojnë ato gjuhë të cilat humbin terren me kalimin e kohës, dhe përdoruesit e tyre kalojnë diku tjetër.

Në këtë artikull do shohim se cilat janë pesë gjuhët e programimit që janë duke humbur përdorues çdo ditë, dhe që mund të zhduken fare në dekadën e ardhshme.

Visual Basic

Visual Basic u krijua nga Microsoft në fillim të viteve ‘90, kryesisht për të lehtësuar zhvillimin e Windows. Këtë të fundit e arriti me sukses, por diku gjatë viteve diçka shkoi keq. Programuesve i ra entuziazmi për zhvillimin e programeve me VB, dhe thuajse i iku fare kur në vitin 2000 u lëshuar C#. Shumë hoqën dorë nga VB dhe u shpërngulën te C#, pasi kjo e fundit ishte më e ngjeshur, ofronte shumë më tepër funksionalitete, dhe ishte më e përshtatshme për zhvillimin e aplikacioneve celularë dhe atyre në cloud. Për t’i vendosur kapakun, dhe krijuesit e gjuhës, Microsoft, kanë hequr dorë nga VB dhe nuk kanë më plane ta zhvillojnë gjuhën.

Haskell

Haskell u krijua një vit më herët se VB, dhe duket sikur epoka e saj po vjen drejt fundit. Haskell përdoret kryesisht nga kërkuesit dhe akademikët që ndërtojnë programe komplekse që t’i ndihmojë me punët e tyre, por gjuha është shumë e vështirë për t’u mësuar! Kjo vështirësi ka sjellë shumë pak përdorues aktiv në një komunitet të vogël. Versioni i fundit i gjuhës doli në vitin 2010, por mbase gjërat ndryshojnë kur të lëshohet versioni i ri (nëse do ndodhi ndonjëherë).

Objective-C

Sa herë dëgjon këtë gjuhë të kujtohet Apple. Objective-C është përdorur për zhvillimin e macOS, iOS dhe OSX që nga viti 1996, por shumë pak programues po vendosin ta mësojnë kohët e fundit. Kjo prej shkak të Swift!

Swift u krijua nga Apple në vitin 2014, e destinuar për të qenë gjuha standarde e të gjitha platformave të kompanisë. Objective-C mbetet kryesisht me vështirësitë e gjuhës C, ndërsa Swift i heq këto vështirësi, duke shtuar gjithashtu avantazhe të reja.

Perl

Perl u krijua në vitin 1987 dhe ishte gjuha që do bënte namin. Çdo programues, qoftë fillestar apo ekspert, mund ta mësonte shumë lehtë dhe ta përdorte për çdo qëllim. Por katër vite më vonë erdhi Python dhe e nxorri Perl jashtë loje. Sintaksa më e gjerë dhe strikte e Python ndryshoi gjërat për programuesit dhe të gjithë i vajtën nga pas. Perl vijon me humbje terreni prej 15 vitesh, dhe nuk duhet sikur do e ketë jetën e gjatë.

Ruby

Ruby shkëlqeu që në vitin 1999 kur u lëshua në treg, duke i lënë përdoruesve shumë përshtypje në zhvillimin e shpejtë të aplikacioneve. Jo shumë më vonë, struktura Ruby on Rails u bë e preferuara e programuesve dhe bashkë me të dhe vetë gjuha Ruby. Por dekada e fundit ka qenë në renie për të. Një faktor është shpejtësia. Aplikacionet e zhvilluara në Ruby priren të ekzekutohen më ngadalë se ato në JavaScript apo Go. Këto të fundit kanë evoluar duke plotësuar kërkesat e kohës, ndërsa Ruby ka mbetur në të shkuarën.