5 Rregulla Suksesi nga Elon Musk

Lexoni pesë rregulla për të qenë të suksesshëm si Elon Musk.

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Amerikë, duke themeluar dhe investuar në kompani si X.com (që tani është PayPal), SpaceX dhe Tesla. Me një pasuri prej $45 miliard (përditësuar më 24 shkurt 2020), Musk është një rast suksesi që vjen nga puna e palodhshme dhe ndërmarrja e rreziqeve. Lexoni pesë rregulla suksesi që mund të mësojmë prej tij.

Puno shumë fort.

Musk ka që në vitin 2001 që nuk merr një javë të plotë pushim nga puna. Ai thotë se punon 120 orë në javë, që do të thotë se, duke punuar dhe fundjavave, Elon kalon mbi 17 orë të ditës në punë.

Mos u dorëzo kurrë.

Elon Musk u largua me forcë nga bordi drejtues i PayPal; për pak desh falimentoi kompaninë Tesla gjatë krizës së vitit 2008; pa tre raketa Falcon të shpërthenin në ajër gjatë misioneve të para të SpaceX; dhe u akuzua se makinat e tij elektrike nuk do ishin asnjëherë të mira. Por Musk këto nuk i konsideron dështime, pasi “ti dështon vetëm kur heq dorë.”

Syno perfesionin.

Musk dëshironte që modeli S i makinës Tesla të ishte perfekt dhe pa asnjë gabim. Makina lidhej me internet, ndizej vetë, nuk kërkonte ndërrime vaji, mund të përditësohej gjatë natës, dhe mori vlerësimin më të lartë të sigurisë në rrugë. Në vitin 2013, Motor Trends e shpalli Model S makinën e vitit, që është një çmim shumë prestigjoz. Këto arritje erdhën pasi Musk synon që çdo gjë të jetë perfekte, por, edhe sikur disa gjëra mos arrijnë aty ku do ai, ato prapë janë shumë të mira.

Injoro konkurrentët.

Sipas Musk, njeriu nuk duhet të shohi se çfarë bëjnë të tjerët, por të fokusohet te puna e tij dhe ta bëjë atë sa më mirë të mundet. Me kompanitë e tij, Elon fokusohet të përmirësojë cilësinë e produkteve që ka sa më shumë të mundet, dhe jo thjesht të kalojë konkurrencën.

Elemino mendimin e dëshiruar.

Një nga gabimet e para të Elon Musk ka qenë dëshira që diçka të jetë e vërtetë. Në këtë mënyrë, ai dhe shumë të tjerë kanë injoruar atë që është vërtet e vërteta, për shkak të asaj që donin ata të ishte e vërtetë. Ndaj, duhet gjithmonë të mendoni se jeni deri diku gabim në çdo gjë që ndërmerrni.

Të gjitha këto rregulla mund t’i ndiqni të përmbledhura në videon më poshtë.