10 Shprehje nga Konfuci që do ju Ndryshojnë Jetën

Dhjetë shprehje që do ju ndryshojnë jetën nga filozofi kinez Konfuci.

Konfuci (551 - 479 para erës sonë) ishte një filozof dhe politikan kinez. Ai njihet si një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe me më shumë ndikim në formimin e historisë tonë. Konfucizmi, filozofia e tij, ka ndikuar thellësisht te njerëzit në të gjithë botën dhe vazhdon mbizotëron. Lexoni dhjetë shprehje që Konfuci ka shpërndarë me njerëzimin:

  1. "Njeriu që pyet është budalla për një minutë, ndërsa njeriu që nuk pyet është budalla për jetë."
  2. "Nëse plani yt është për një vit, atëherë mbill oriz. Nëse është për dhjetë vite, mbill pemë. Dhe nëse është për 100 vite, eduko fëmijët."
  3. "Respekto veten dhe të tjerët do të të respektojnë ty."
  4. "Nuk ka rëndësi se sa ngadalë po e bën, për sa kohë që nuk ndalon."
  5. "Jetën tënde e bëjnë mendimet e tua."
  6. "Me tri mënyra mund të bëhemi të mençur: Së pari, nëpërmjet reflektimit, që është mënyra më fisnike; Së dyti, nëpërmjet imitimit, që është më e lehta; Dhe së treti, nëpërmjet përvojës, që është më e hidhura."
  7. "Nëse nuk vepron përballë së drejtës, atëherë të mungon guximi."
  8. "Nëse urreni dikë, atëherë ai ju ka mundur."
  9. "Nuk ka libër prej të cilit nuk mësohet diçka."
  10. "Ai që ndjek dy lepuj nuk kap asnjë."